Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja, arrin marrëveshje për Gueyen

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini ka arritur marrëveshje me skuadrën e Evertonit për transferimin e mesfushorit senegalez Idrissa Gueye, ka raportuar të mërkurën "Le Parisien".

Bëhet e ditur se PSG-ja, do të paguajë 32 milionë euro dëmshpërblim për Gueyen, i cili gjatë kësaj jave do t'i kryejë kontrollimet mjekësore dhe do të prezantohet, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gueye 29-vjeçar, me ekipin francez do të firmos kontratë katërvjeçare. Edicionin e shkuar, Gueye pati 33 paraqitje në Premier League kurse te Evertoni ishte transferuar në vitin 2016. Ai ka edhe 63 ndeshje me Përfaqësuesen e Senegalit.