Skuadra e Borussia Dortmundit ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Red Bull Salzburgut, Diadie Samassekou përcjellë të mërkurën "Goal.com".
Mësohet se për kartonin e 23-vjeçarit, Dortmundi i ka paguar ekipit austriak 20 milionë euro dëmshpërblim.
Samassekou pritet që gjatë kësaj jave të prezantohet te ekipi gjerman, me të cilin do të firmos kontratë pesëvjeçare. Për shërbimet e tij, Dortmundi ka mposhtur konkurrencën e fortë të RB Leipzigut, që gjithashtu e dëshironte mesfushorin në radhët e veta, transmeton Koha Ditore.
Reprezentuesi i Malit edicionin e shkuar ka realizuar dy gola dhe ka patur poaq asistime në 45 paraqitje për Salzburgun. Ai te Salzburgu është transferuar para tri vjetësh nga Lieferingu për 300 mijë euro.