Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barçës i ikën një prej shpresave

Xavi Simons, 16-vjeçari që konsiderohej ndër talentet më të mëdha te Barcelona, ka njoftuar për largimin nga gjiganti i La Ligës.

Njoftimi, që u bë në rrjete sociale nga holandezi, ka befasuar botën e futbollit, pasi ai konsiderohej ndër fytyrat e së ardhmes te Barcelona.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe pse pritej që nga akademia La Masia t’i bashkohej ekipit të parë, Simons raportohet se tashmë është në Paris për të kompletuar kalimin te Paris Saint-Gerimain.

Klubi raportohet se i ka ofruar 16-vjeçarit pagë 100 mijë euro në sezon.

“Sot nuk ishte ditë e lehtë, pasi të thuash lamtumirë është ndër veprimet më të vështira në jetë dhe sot ishte radha ime t’u them lamtumirë asaj që ishte shtëpia ime dhe jeta ime për aq sa mbaj mend. Ishte ëndërr e bërë realitet kur barta fanellën e parë te Barça nëntë vjet më parë”, ka shkruar në rrjete sociale, futbollisti që përfaqësohet nga “super-agjenti”, Mino Raiola”.