Sport

Roma ofron Nzonzin në shkëmbim për Suson

Foto: Reuters

Roma po ofron mesfushorin Steven Nzonzi në shkëmbim për futbollistin ofensiv të Milanit, Suso, njofton "Gazzetta dello Sport" të martën.

Suso është shënjestra kryesore e Romës këtë verë dhe është konsideruar edhe një shkëmbim me Patrik Schikun. Mirëpo, Roma më tepër preferon të largon Nzonzin, transmeton Koha Ditore.

Milani kërkon 40 milionë euro dëmshpërblim për Suson, që edicionin e kaluar shënoi shtatë gola dhe dha nënëtë asistime në Serie A. Suso 25-vjeçar ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2022. Më herët ishte raportuar se Milani është i gatshëm t'ia jap Romës, Suson, por në shkëmbin për Javier Pastoren.