Conte nuk e do as Perishiqin

Conte nuk e do as Perishiqin

22 July 2019 23:50

Përfaqësuesit ligjorë të Ivan Perishiqit nuk janë aspak të kënaqur me deklaratat e trajnerit të Interit, Antonio Conte, për vlerësimin që i bëri kroatit pas ndeshjes miqësore me Manchester Unitedin.

Conte tha se nuk llogarit në Perishiqin, nga krahu, që është pozita natyrale e futbollistit, dhe se kroati nuk është duke luajtur mirë në rolin që ia ka caktuar, transmeton “Sporti në KTV”.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se duke parë këtë situatë, përfaqësuesit e Perishiqit janë vënë në punë për të larguar lojtarin nga Interi në drejtim të Premier Leagues. Në të kaluarën Manchester Unitedi interesohej për mesfushorin e krahut, ndërsa tani në garë janë dy ekipet e Londrës, Arsenali e Tottenhami, sipas gazetës italiane.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme