Sport

Manchester United udhëheq për Pepen

Foto: Reuters

Manchester United është duke udhëhequr në garën për të angazhuar sulmuesin e Lillet, Nicolas Pepe, sipas mediave angleze e francez.

Sulmuesi i krahut nga Bregu i Fildishtë ka qenë shënjestër e Manchesterit, mirëpo për të janë interesuar edhe Arsenali, Evertoni e Liverpooli, transmeton “Sporti në KTV”.

“Djajtë e Kuq” sipas gazetës The Times kanë ofruar 80 milionë euro dhe janë shumë afër ta transferojnë Pepen, i cili në sezonin e fundit realizoi 22 gola për të ndihmuar Lillen të siguroi vendin e dytë në Francë.

24-vjeçari ka kontratë me klubin francez edhe për tri vjet, dhe për ta blerë atë, Unitedi duhet patjetër ta shesë Lukakun te Interi.