Kosova humb thellë ndeshjen që e llogariste të fituar

Kosova humb thellë ndeshjen që e llogariste të fituar

22 July 2019 09:41

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, grupmosha deri në 21 vjeç, ka humbur edhe ndeshjen që para turneut llogariste ta fitonte lehtë.

Kosova të dielën u mposht thellë nga Brazili dhe kështu humbi çdo gjasë që të sigurojë vendin e katërt në grup, i cili do t'ia siguronte kalimin në fazën e dytë të Botërorit që po mbahet në Spanjë, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova humbi 23:36, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga Brazili.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht, ndërkohë që deri në fund të fazës së grupeve ka edhe një ndeshje, atë që do ta zhvillojë sot (e hënë, 16:30) kundër Bahrejnit, që po ashtu ka katër humbje, por në të gjitha ndeshjet rezistoi deri në fund. Pos ndaj Kroacisë, ndeshjet e tjera i humbi me rezultat të ngushtë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme