Frenkie De Jong beson fuqishëm se do ta ketë vendin e titullarit

Frenkie De Jong beson fuqishëm se do ta ketë vendin e titullarit

21 July 2019 22:40

Transferimi më i ri i Barcelonës, Frenkie De Jong, beson fuqishëm se do ta ketë vendin e titullarit këtë sezon.

Holandezi erdhi në qershor te skuadra “Blaugrana”, pasi paraprakisht u pajtua për transferimin e 75 milionë eurove nga Ajaxi, transmeton “Sporti në KTV”. 22-vjeçari i mesfushës është i fokusuar që të jetë i padiskutueshëm në formacionin e Ernesto Valverdes, por edhe me sukseset e ekipit.

“Barcelona është njëri nga klubet më të mëdha dhe garë për të zënë vend në formacion. Do të kem konkurrencë, por dua t’i tregoj trajnerit në stërvitje se mund të jem titullar. Më pas, do të vendos trajneri”, ka thënë De Jong në një intervistë për Mundo Deportivo.

De Jong është pjesë e Barcelonës nga 26 futbollistët në total që do të luajë në ndeshjet parasezonale në Japoni dhe pritet të debutojë me klubin kundër Chelseat më 23 korrik.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme