Sport

Katër ekipe në garë për sulmuesin Kean

Descriptive Text

Arsenali, Sevilla, Evertoni dhe Borussia Dortmundi kanë shprehur interesim për sulmuesin e ri të Juventusit, Moise Kean. Lajmi është bërë i ditur të dielën nga “Gazzetta dello Sport”.

19-vjeçari pritet të largohet këtë verë nga Juventusi për 30 milionë euro, por kampioni i Italisë kërkon ta ruajë të drejtën e riblerjes së tij pas dy vjetësh për 40 milionë euro, transmeton “Koha Ditore”.

Kean edicionin e shkuar debutoi me ekipin e parë të Juventusit dhe ka befasuar me paraqitjet, duke shënuar gjashtë gola në 13 ndeshje kampionale.

Kean ka kontratë me Juventusin deri vitin tjetër. Ai vitin e shkuar debutoi edhe me Italinë dhe shënoi dy gola në tri ndeshje.