Tottenhami ka mposhtur Juventusin në kuadër të International Champions Cup me rezultat 2 me 3, me golin e fundit që u realizua nga mesi i fushës.
Harry Kane ishte ai që bombardoi italianët me një goditje të fuqishme.
Tottenhami mori epërsinë në minutën e 30-të përmes Erik Lamela. Gonzalo Higuain e Cristiano Ronaldo kthyen epërsinë te italianët, para se Lucas të barazonte gjithçka në minutën e 65-të.