Sport

Pacquaio kampioni më i moshuar i kategorisë velter

Manny Pacquiao ka thënë se “është argëtuar” pasi është bërë kampioni më i moshuar në histori të kategorisë velter, pasi mposhti kampionin e WBA-së, Keith Thurman, në një vendim të ndarë në Las Vegas.

Thurman – më herët i pamposhtur – i kishte premtuar 40-vjeçarit filipinas se do ta dërgojë në pensionim, por u rrëzua për tokë në raundin e parë, që ndikoi në humbjen e tij në vendin e gjyqtarëve.

“E dija që ishte shumë afër. Ai më rrëzoi dhe pati momentin e tij në raundin e parë. Kjo ishte një natë e bukur boksi”, ka thënë 30-vjeçari pas humbjes.

Ai ishte në kërkim të fitores së 30-të.

Dy gjyqtarë i dhanë fitoren Pacquaios me rezultat 115:112, ndërsa një tjetër ia dha fitoren Thurmanit 114:113.