Zidane thotë se Bale do të largohet nga Reali

Zidane thotë se Bale do të largohet nga Reali

21 July 2019 12:02

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka bërë të ditur se uellsiani Gareth Bale do të largohet nga ekipi gjatë kësaj vere.

Në një intervistë për mediumet e huaja, Zidane të dielën ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit tashmë po punojnë për largimin e Balet nga "Santiago Bernabeu".

"Shumë shpejtë do të gjendet zgjidhja edhe për Balen. Po shpresojmë që ai do të largohet së shpejti, pasi kjo është zgjidhja më e mirë për të gjithë", tha Zidane, i cili kishte lënë uellsianin jashtë ekipit në miqësoren kundër Bayern Muenchenit, të cilën Reali e humbi 3:1 në kuadër të turneut "Champions Cup".

Bale 30-vjeçar ka kontratë me Realin deri në vitin 2022 kur u transferua në vitin 2013 nga Tottenhami për 101 milionë euro.

Gjasat janë të mëdha që Bale të kthehet në Premier League, pasi krahas Manchester Unitedit, ai po kërkohet edhe nga ish-ekipi i tij, Tottenhami.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme