Sport

Barcelona kërkon 60 milionë euro për Malcolmin

Drejtuesit e Barcelonës i kanë caktuar çmimin brazilianit Malcolm për të cilin kërkojnë hiq më pak se 60 milionë euro dëmshpërblim për ta lënë të lirë. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja spanjolle "Mundo Deportivo".

Malcolm pritet të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij edicionin e fundit. Sulmuesi i krahut, u transferua te Barcelona verën e vitit të shkuar nga Bordeauxi për 45 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Në edicioni e tij të parë në La Liga, 22-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 15 paraqitje. Malcolm ka kontratë me skuadrën e Barcelonës deri në verën e vitit 2023.