Sport

Bayerni heq dorë nga Hudson-Odoi

Bayern Munich ka hequr dorë nga talenti i Chelseat, Callum Hudson-Odoi.

Kampionët e Gjermanisë tentuan ta transferojnë anglezin prej kohësh.

Mirëpo Chelsea refuzoi ta shesë lojtarin dhe tash “bavarezët” janë duke shikuar ndonjë lojtar tjetër, transmeton kp.

Ata besojnë që vlera e Hudson-Odoit do të rritet, pasi është paralajmëruar se ai është pranë nënshkrimit të kontratës së re me blutë e Londrës.