Sport

Arsenali siguron brazilianin Everton

Skuadra e Arsenalit ka arritur marrëveshje me Gremion për transferimin e sulmuesit të krahut, Everton përcjellë "Fox Sports" të mërkurën.

Bëhet e ditur se Gremio ka pranuar ofertën e Arsenalit prej 40 milionë eurosh për futbollistin 23-vjeçar. Everton pritet gjatë kësaj jave t'i kryejë vizitat mjekësore dhe të prezantohet te Arsenali si përforcimi më i ri për edicionin 2019/20. Ai me ekipin londinez do të firmos kontratë pesëvjeçare, transmeton Koha Ditore.

Everton së fundi ka shkëlqyer në "Copa America" me Përfaqësuesen e Brazilit, që fitoi titullin. Everton ka debutuar me ekipin e parë të Gremios në fillim të vitit 2014 dhe këtë edicion ka shënuar gjashtë gola në 13 ndeshje në të gjitha garat. Ai me Gremion ka kontratë deri në fund të vitit 2022 kurse me Brazilin ka regjistruar katër paraqitje.