Robert Lewandowski ka kërkuar nga Bayern Munich që të transferojë disa lojtarë për të fituar Ligën e Kampionëve.
“Bavarezët” nuk e kanë fituar këtë garë të rëndësishme evropiane që prej vitit 2013, transmeton kp.
Kampionët e Gjermanisë kanë transferuar Lucas Hernandezin për 80 milionë euro dhe Benjamin Pavardin për 35 milionë euro pasi shumë lojtarë të njohur si: Franck Ribery, Arjen Robben, Mats Hummels, Rafinha dhe James Rodriguez janë larguar nga ekipi.
“Ne nuk duhet të presim që lojtarët të duan të transferohen në “Allianz Arena”, është e vështirë për të fituar Ligën e Kampionëve pas pasur transferime të reja. Të gjithë e dinë që kemi pak lojtarë që mund të luajnë në ekipin e parë. Kemi nevojë për disa lojtarë dhe shpresojnë që të vijnë në ditët në vijim”, deklaroi ai.
Lewandowski foli edhe për dy transferimet me të fundit të Bayernit, Hernandez dhe Pavard.
“Lojtarë si Hernandezi dhe Pavardi mund të na ndihmojnë. Ata janë kampionë të botës dhe janë gati për të luajtur në nivelin e Bayernit”, tha ai.