Sport

Evertoni blen mesfushorin e Cityt

Foto: Getty Images

Skuadra angleze, Everton, ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit Fabian Delph nga Manchester City në një marrëveshje tre-vjeare.

29 vjeçari, i të cilit i ka mbetur edhe një vit kontratë me Cityn, i është bashkuar klubit nga Liverpooli për një shumë prej 10 milionë funtesh.

Mesfushori i është bashkuar skuadrës së Marco Silvas gjatë stërvitjeve të tyre në kampin në Zvicër.

Ish-lojtari i Aston Villas, i cili ka 20 paraqitje për kombëtaren angleze, ishte pjesë e skuadrës në Botëror si dhe në finalet e paradokohshme të Ligës së Kombeve të Uefa-s, transmeton Koha.net.

Delph luajti 22 herë dy sezone më parë, por shanset e tij për të qenë i rregullt kanë rënë me ardhjen e blerjes së re prej 60 milionë funtesh, Rodri, nga Atletico Madridi.

“Klubi në të cilin isha pati suksese, veçanërisht dy sezonet e fundit, por gjatë katër vjetëve të fundit ia kemi dalë të fitojmë trofe”, ka thënë ai për ueb-faqen e Evertonit.

“Doja të luaja më shumë dhe mundësia të vija e të luaja për Evertonin ishte shumë e mirë për të refuzuar”.

Evertoni, që sezonin e kaluar e përfundoi në pozitën e tetë në Premier League, bleu edhe mesfushorin portugez Andre Gomes më herët gjatë këtij vitit dhe bosi Silva thotë se Delphi do të jetë në 11-she por edhe rezervë.