Dermaku synon të dëshmohet në Serie A

Dermaku synon të dëshmohet në Serie A

15 July 2019 20:39

Qendërmbrojtësi i Përfaqësueses së Shqipërisë, Kastriot Dermaku, ka treguar se nuk ka hezituar fare kur i erdhi oferta nga skuadra e Serie A të Italisë, Parma.

Dermaku i është bashkuar Parmës si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Cosenzan e Serie B. Dermaku thotë se dëshiron të dëshmohet në Serie A.

“Unë kam ardhur me dëshirën e flaktë për të treguar se kam ardhur në Serie A për të qëndruar këtu. Fizikaliteti im është pika më e fortë. Unë kam ende për të mësuar shumë, ka lojtarë që janë më të vjetër se unë. Ndjehem i gatshëm për të mësuar gjitha sekretet e Serie A. Unë kam pasur kontakte edhe nga skuadrat e tjera të Serie A, por më pas mësova për interesimin e Parmës dhe menjëherë mendova se ishte zgjedhja më e mirë. Serie A gjithmonë ka qenë ëndrra ime, unë nuk kam pasur mundësi të testohem në Serie A ende. Po punoj mjaft mirë dhe shpresoj të shkoj çdo gjë mirë për mua, sikur te Cosenza”, ka thënë Dermaku për faqen zyrtare të Parmës të hënën, transmeton “Koha Ditore”.

Kosovari ka thënë se në këto ditë të para më së shumti po mëson nga Bruno Alves.

“Bruno Alves është profesionist i madh, ka luajtur në Botëror, në Evropian e Ligë të Kampionëve. Ai është pikë reference, por jam i bindur se gjithë të tjerët do të më ndihmojnë po ashtu që të përshtatem dhe të integrohem”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme