Sport

Prishtina ndërprenë kontratën me Bashiru, i uroj suksese Hasanajt te Drita

Klubi i Prishtinës ka konfirmuar se ka ndërprerë kontratën me mbrojtësin Abdul Bashiru, derisa i ka uruar suksese Donat Hasanajt në aventurën te Drita pas skadimit të kontratës me bardhekaltrit.

“Me iniciativë të klubit, me marrëveshje, është ndërprerë kontrata me mbrojtësin e majtë, ganezin, Abdul Bashiru. 27 vjeçari me Prishtinën ka regjistruar 71 ndeshje dhe 1 asistim”, thuhet në postimin e Prishtinës, transmeton Koha.net.

Derisa Donat Hasanj, në muajin shtator i mbush 20 vjeç, fëmijë i Shkollës së futbollit FC Prishtina, me ekipin e parë ka regjistruar 6 paraqitje dhe 1 asistim.

“Mesfushori prishtinas i cili ka luajtur edhe si mbrojtës i djathtë, pas skadimit të kontratës ka vazhduar me Dritën nga Gjilani. FC Prishtina i uron sukses Donatit në vazhdim të karrierës”, thuhet në postim.