Përgjegjësia në fazën e sulmit te Werder Bremeni është shumë e madhe tani pas largimit të Max Kruses.
Të gjithë sytë do të jenë kah Milot Rashica, i cili shkëlqeu në sezonin e kaluar. Emërtimi i tij është tregues i cilësive që i ka futbollisti nga Kosova.
“Rocket” është fjalë angleze për raketë, dhe të gjithë e thërrasin ashtu 23-vjeçarin, transmeton KTV.
“Nuk e di se kush e ka filluar këtë”, thotë i buzëqeshur Rashica për “Kicker.de”, por nënvizoi se ka nisur ta pëlqejë këtë emërtim, ndryshe prej fillimit.
Megjithatë, Rashica i përmbush të gjitha kriteret për t’u quajtur ashtu. Cilësitë që i ka, te Werderi i shfaqi në pjesën e dytë të sezonit.
Tani, pas largimit të Max Kruses, shpresat më të mëdha te Werder Bremeni janë bartur te 23-vjeçari i “Dardanëve”.
-
Te Werderi shpresojnë se goli i parë do të inspirojë “raketën” Rashica
-
Rashica po kthehet në formë, paralajmëron pranverë të bujshme
-
Kriza e Werderit prek edhe Rashicën
-
Rikthimi i fuqishëm i “raketës” kosovare vlerësohet lart në Gjermani
-
Rashica flet për synimet në sezonin e ri dhe lidhjen që ka me Kosovën