Dortmundi i interesuar për sulmuesin e Liverpoolit

Dortmundi i interesuar për sulmuesin e Liverpoolit

11 July 2019 22:35

Sulmuesi i ri i Liverpoolit, Bobby Duncan, është duke u kërkuar nga gjiganti gjerman Borussia Dortmund, bëri të ditur "Daily Mail" të enjten.

Duncan, 18-vjeçar, është kushëriri i legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard, transmeton Koha Ditore.

Tinejxherit i është ofruar rasti të depërtojë në skuadrën e parë të Liverpoolit, në mënyrë që të qëndrojë në klub.

Duncan ka impresionuar në stinorin e kaluar në akademinë e Liverpoolit dhe ka edhe dy vjet kontratë me klubin kampion të Evropës.

Dortmundi po mendon të bëjë ofertë për sulmuesin e ri anglez, në rast se bëhet e qartë se Duncan nuk do të jetë në planet e Liverpoolit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme