Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhudistët kosovarë të gatshëm për garën në Budapest

Xhudistët kosovarë, në fundjavë do ta kenë garën e radhës. Në Grand Prixin e Budapestit, që nis të premten, Kosova do të përfaqësohet me pesë garues, katër në konkurrencën e femrave dhe një te meshkujt.

Akil Gjakova do të paraqitet në kategorinë deri në 73 kilogramë dhe në raundin e dytë do të përballet me fituesin e meçit mes Constantin Gabunit dhe Nour Eldin Hamadas, transmeton Koha Ditore. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjakova do të garojë të premten sikurse edhe Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi.

Ndërkohë, Loriana Kuka garat i nis të dielën (14 korrik). Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë do të përballet me xhudisten nga Rusia, Sabina Giliazova në raundin e dytë.

Kelmendi (-52 kg) dhe Gjakova (-57 kg) janë kualifikuar në raundin e dytë pa luftë. Kelmendi do ta presë fituesen e meçit mes Luz Olvera (Meksikë) dhe Katinka Szabo (Hungari), derisa Gjakova pret fituesen nga meçi mes Diana Dzigaros (Rusi) dhe Gofra Khelifi (Tunizi).

Në kategorinë deri në 78 kilogramë, Kuka në raundin e dytë do të përballet me fituesen e duelit Marie Branser (Kongo) - Fanni Toth (Hungari).