Sport

Saviçeviqi thotë se Tumbakoviqi e tradhtoi Malin e Zi

Saviçeviqi thotë se Tumbakoviqi e tradhtoi Malin e Zi

Kreu i Federatës së Malit të Zi, Dejan Saviçeviq, nuk po mund assesi ta pranojë veprimin e ish-seleksionuesit Lubisha Tumbakoviq, i cili pak orë para ndeshjes eliminatore për "Euro 2020" kundër Kosovës vendosi të mos e drejtojë ekipin.

Saviçeviqi të enjten në një intervistë për mediumet malaziase ka insistuar se Tumbakoviqi, i cili tash është seleksionues i Serbisë, e ka zhgënjyer shumë si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë profesional, transmeton Koha Ditore.