Juve ofron 67 milionë euro për De Ligtin, Ajaxi kërkon 75 Foto: Reuters

Juve ofron 67 milionë euro për De Ligtin, Ajaxi kërkon 75

10 July 2019 18:33

Juventusi është i gatshëm t’i paguaj Ajaxit 67 milionë euro për De Ligtin, por Ajaxi është duke kërkuar 75 milionë euro për ta liruar talentin e vet.

Është raportuar se kampioni i Italisë mund t’i bëjë edhe një ofertë tjetër skuadrës holandeze, meqë e do me çdo kusht ta ketë në skuadër holandezin, transmeton KTV.

Mbrojtësi 19-vjeçar ka shkëlqyer edicionin e kaluar dhe është në radarin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Reprezentuesi i Holandës me Ajaxin, ku edhe është zhvilluar si futbollist, ka kontratë deri në verën e vitit 2021.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme