Më 10 gusht, në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja miqësore mes skuadrës kampione të Kosovës, Feronikelit dhe gjigantit nga Italia, Milan.
Ashtu siç kemi njoftuar, biletat kanë dalë në shitje që nga e hëna dhe blihen vetëm me mënyrën online.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKemi marrë disa mesazhe se çmimi i biletave është i lartë e po ashtu ka pasur edhe disa reagime që na shtynë drejt këtij sqarimi, por ne si klub, për fat të keq nuk mund të bëjmë asgjë në këtë drejtim.
Kompania organizuese e këtij eventi të madh futbollistik, AS Events, ka të drejtën ekskluzive të shitjes së biletave dhe si e tillë, çmimet dhe vendosjen e tyre në bazë të ulësve e cakton vetëm ajo.
Nuk duhet harruar që nuk kemi të bëjmë me një skuadër amatore, por me shtatë herë fituesin e UEFA Champions League.
Është ndeshje historike për Kosovën dhe që asnjëherë më parë nuk ka zbarkuar skuadër më e madhe se Milan në “Fadil Vokrri”, sidomos për takime miqësore.
Prandaj, organizimi i kësaj super miqsoreje kërkon angazhim të jashtëzakonshëm dhe i është besuar kompanisë së lartëpërmendur. Ne si klub mund të kërkojmë vetëm mirëkuptim nga ata që nuk mund të sigurojnë një biletë për të parë ndeshjen nga afër.