Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka deklaruar se di se ku do të luajë mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt në sezonin tjetër, derisa ka pranuar se Barça ka shprehur interesim për rikthimin e Neymarit.
“Qe një kohë tashmë e kam thënë se e di se ku do të luajë De Ligti në sezonin tjetër. S’mund të them ndonjë gjë më tepër tani, pasi u përket palëve të interesuara që të konfirmojnë këtë”, është shprehur Bartomeu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarça është një nga klubet që kishte shprehur interesim për talentin holandez, derisa në garë për të raportohet se janë edhe Unitedi, PSG-ja, e Juventusi, me këtë të fundit që shihet si favorit për shërbimet e tij.
Kurse për Neymarin ka thënë se, “e dimë që lojtari e do largimin nga PSG-ja, por gjithashtu e dimë se PSG-ja s’e do largimin e tij, prandaj s’kemi për çka të flasim”, ka thënë Bartomeu, që ka konfirmuar se dje kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e Griezmannit.