Sport

Mësohet orari i ndeshjeve për Kampionatin Ballkanik U18 në volejboll

Federata e Volejbollit e Kosovës do të jetë organizatore e Kampionatit Ballkanik U18 për meshkuj.

Kampionati Ballkanik do të organizohet në qytetin e Ferizajt nga 6-10 korrik 2019. Në këtë garë përveç Kosovës do të marrin pjesë edhe 5 shtete tjera: Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Rumania dhe Turqia, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në bazë të vendimit të Komisionit Teknik të BVA ndeshjet do të zhvillohen me sistem të Bergerit (secili me secilin), ndërsa Kampion shpallet ekipi i cili do të ketë bilans më të mirë nga të gjitha ndeshjet.

Ky do të jetë aktiviteti i parë ballkanik i organizuar nga FVK për këtë vit nga gjithsej tri aktivitete që do të organizohen këtë vit.

Federata e Volejbollit do të jetë e përkushtuar në ngritjen dhe zhvillimin e volejbollit të grupmoshat e reja.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Palestrën Sportive "Bill Clinton" në Ferizaj.

Më poshtë mund t’i gjeni terminët e ndeshjeve që do të zhvillohen gjatë 5 ditëve:

Image