Sport

Katërshja e Superligës gjykojnë ndeshjen Runavik - Ballymena

Katër gjyqtarë kosovarë të futbollit, do të gjykojnë ndeshjen parakualifikuese të Ligës së Evropës.

Gjyqtar kryesor do të jetë Besfort Kosumi, me anësorët Fatmir Sekiraça, Edmond Zeqiri, dhe gjyqtar i katërtë do të jetë Gramos Shala, transmeton KTV.

Katërshja nga Kosova, do të ndajë drejtësinë në duelin ndërmjet Runavikut e Ballymenas.

Kjo është ndeshja kthyese ndërmjet këtyre dy skuadrave, ndërkaq ndeshjen e parë e ka fituar Ballymena 2:0.

Ky takim do të zhvillohet më 4 korrik në ora 20:00 në Ishujt Faroe