Mesfushori Rafinha Alcantara pritet të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Valencias.
"Diario AS" ka njoftuar të hënën se Valencia tashmë ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe për kartonin e Rafinhas do të paguajë rreth 15 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.
Mesfushori 26-vjeçar, me Valencian pritet të firmos kontratë katërvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Rafinha do të jetë përforcimi i dytë që do t'i bashkohet Valencias nga Barcelona pas portierit Jasper Cillessen.
Rafinha ka debutuar me ekipin e parë të Barcelonës në edicionin 2013/14 dhe ka kontratë deri në vitin 2020. Ai karrierë ka bërë edhe te Celta Vigo e Interi.