Gjiganti turk, Fenerbahçe, është në proces që t’i sigurojë shërbimet e mbrojtësit shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, në formë huazimi, transmeton KTV.
27-vjeçari Mustafi ka pasur formë të luhatshme në “Emirates” qëkur u transferua për 35 milionë funte nga Valencia në vitin 2016, dhe është kritikuar shumë për gabime, në veçanti në duelet kundër Tottenhamit dhe Crystal Palacet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto paraqitje të tij kanë bërë që trajneri Unai Emery të mos llogaris më në shërbimet e kampionit të Botës me Gjermaninë.
Mediat turke shkruajnë se Fenerbahçe do t’i hapë bisedimet me Arsenalin në javën që vjen, dhe se është i interesuar që qendërmbrojtësin ta marrë në formë huazimi.