Sulmuesi holandez Ryan Babel do të vazhdojë karrierën në Turqi, pasi ka arritur marrëveshje me skuadrën e Galatasarayt, njoftojnë mediumet e huaja të premten.
Babel me ekipin turk do të firmosë kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi dhe pritet të prezantohet gjatë këtyre ditëve, transmeton Koha Ditore.
Ai te Galatasaray do të transferohet si lojtar i lirë pas 30 qershorit, kur edhe i skadon kontrata me Fulhamin. Babel në janar të këtij viti iu bashkua ekipit anglez, i cili nuk arriti të mbijetojë në Premier League.
Ai shënoi pesë gola dhe pati katër asistime në 16 ndeshje për Fulhamin.
Babel 32-vjeçar karrierë ka bërë edhe te Beshiktashi, Deportivo La Coruna, Al-Ain, Kasimpasha, Ajaxi, Hoffenheimi e Liverpooli.