Formacionet zyrtare: Feronikeli – Santa Coloma Foto: Koha

Feronikeli me fitore historike, arrin ndeshjet kualifikuese në Ligën e Kampionëve

Florim Maliqaj 28 June 2019 19:34
22:36

Feronikeli ka bërë mrekullinë sonte në “Fadil Vokrri”, duke shënuar fitore historike ndaj Santa Colomas për të siguruar plasmanin në ndeshjet kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës mbeti me një lojtar më pak në fushë kur në minutën e 50 me të kuq u ndëshkua Ylli Hoxha, transmeton Koha.net.

Pas dy minutave Feronikeli u gjend në avantazh kur Sosa shënoi një gol të bukur.

Por, përkundër me një lojtar më pak në fushë Feronikeli shënoi dy herë për të shënuar një fitore historike.

Mevlan Zeka e Kastriot Rexha ishin heronjtë e Feronikelit sonte, duke shënuar dy gola shumë të bukur.

Tani Feronikeli në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve do të përballet me kampionin e Uellsit, TNS.

22:28

Feronikeli përmbys gjithçka, Rexha me gol të bukur

Përkundër që është me një lojtar më pak në fushë, Feronikeli ka arritur të përmbysë gjithçka ndaj Santa Colomas.

Ishte sulmuesi Kastriot Rexha që shënoi nga afërsia me kokë në minutën e 87.

21:59

Zeka supergol ndaj Santa Colomas

Feronikeli ka arritur të barazojë shifrat ndaj Santa Colomas, përkundër që është me një lojtar më pak në fushë.

Ishte Mevlan Zeka që shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 58, transmeton KTV.

Goli i dededikohet Triumf Shabanit, ish - futbollistit të Feronikelit që ka ndëruar jetë para disa vjetëve

21:52

Santa Coloma në epërsi ndaj Feronikelit

Santa Coloma ka kaluar në epërsi ndaj Feronikelit në “Fadil Vokrri”.

Ishte Chus Sosa që shënoi një supergol ndaj Feronikelit në minutën e 52.

21:50

Feronikeli me një lojtar më pak në fushë, Hoxha ndëshkohet me të kuq

Feronikeli nuk e ka nisur aspak mirë pjesën e dytë ndaj Santa Colomas.

Kampioni i Kosovës mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Ylli Hoxha, transmeton Koha.net.

Hoxha u ndëshkua me të kuq kur po luhej minuta e 50.

21:32

Pa gola në pjesën e parë ndërmjet Feronikelit dhe Santa Colomas

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Feronikelit dhe Santa Colomas.

Asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjente rrugën e golit në 45 minutat e parë në “Fadil Vokrri”, transmeton Koha.net.

Sonte njëra prej skuadrave siguron plasmanin në fazën kualifikuese për në Ligën e Kampionëve.

20:47

Nis ndeshja Feronikeli – Santa Coloma

Ka nisur në “Fadil Vokrri” ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Santa Colomas.

Image
20:29

Interesim i vogël për ndeshjen Feronikeli – Santa Coloma

Interesim i vogël i tifozëve për ndeshjen e sotme ndërmjet Feronikelit dhe Santa Colomas.

KTV-ja raporton se momentalisht në “Fadil Vokrri” janë rreth 300 shikues.

Kujtojmë se një biletë për të gjitha pjesët e stadiumit ka kushtuar 5 euro, përveç atyre VIP që kanë kushtuar 10 euro.

Image
19:34

Formacionet zyrtare: Feronikeli – Santa Coloma

Feronikeli e Santa Coloma përballen sonte në ndeshjen finale parakualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Takimi nis në ora 20:45, e ndeshja luhet në Fadil Vokrri, transmeton Koha.net.

Formacionet janë këto:

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme