Vendimi që Milani të mos marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Evropës, ka “shpëtuar” Kukësin nga mundësia e përballjes me gjigantin italian, Roma.
Klubi shqiptar do të përballet me Debrecenin në raundin e parë kualifikues, ndërsa sipas shortit fituesi i këtij dueli do të përballej me Romën.
Megjithatë, përjashtimi i Milanit bën që Roma të kalojë direkt në fazën e grupeve dhe vendin e Romës e zë Torino.
Nëse Kukësi mposht Debrecenin, në rrethin e dytë kualifikues do të përballet me Torinon.