“Red Bull Reign” sivjet do të mbajë edicionin e radhës në Kosovë, me fituesin që do të shkojë në Kanada për të përfaqësuar Kosovën në finalen botërore.
Kjo është garë e veçantë basketbolli që përdor sistem unik të rregullave duke u bazuar në rregulloren e FIBA-s me sistem të veçantë të vlerësimit, ku ekipi që shënon më së shumti pikë vazhdon përpara. Ekipet nga katër lojtarë garojnë në ndeshjen nga 10 minuta.
Vjet Kosova u paraqit në finalen e zhvilluar në SHBA.
Në edicionin e sivjetmë në Kosovë, garat zhvillohen më 26 qershor në Prishtinë te fusha e sportit në Gërmi, me fillim prej orës 16:00 dhe në Prizren dy ditë më pas te fusha e sportit Andrra në të njëjtën orë. Finalja kombëtare mbahet në Prishtinë, më 30 qershor në parkingun pranë Bibliotekës Kombëtare me fillim prej orës 16:00. Gara është e hapur për ekipe nga 3 deri në 4 lojtarë, të moshës 16+.
- Kualifikimet organizohen në formatin e raundeve. Raundi i parë do të përbëhen nga 12 ekipe të cilat do të përcaktohen me anë të shortit të hedhur. Nga te cilat 8 ekipe me më së shumti pikë vazhdojnë në raundin e dyte.
- Në fazën e kualifikimeve do të marrin pjesë 24 ekipe (4 Grupe me nga 6 ekipe).
- Finalja Kombëtare mbahet në Prishtinë ku 8 ekipet fituese nga secili qytet do të ndeshën ndërmjet vete.