Sport

Valencia me ofertë për Buffonin

Ish-portieri i Përfaqësueses së Italisë, Gianluigi Buffon, edhe zyrtarisht është kontaktuar nga Valencia.

Ekipi nga La Liga i ka bërë ofertë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër portierit 41-vjeçar, përcjell të dielën "Mundo Deportivo", transmeton Koha Ditore.

Te Valencia Buffon shihet si zëvendësim ideal për brazilianin Neto, i cili pritet që gjatë kësaj vere të transferohet te Barcelona. Buffon te Valencia do të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me PSG-n i skadon në fund të këtij muaji.

Krahas Valencias interesim për portierin italian kanë treguar edhe Porto e Parma. Buffon gjatë karrierës ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Juventusit dhe ishte njëri prej portierëve më të mirë në botë.