Ai erdhi nga rrugët, nga asgjëja. Pasi babai i tij e braktisi në moshën pesëvjeçare, boksieri i madh Roberto Duran u detyrua të fillonte të fitonte para duke lustruar këpucët në vend që të shkonte në shkollë.
Të gjitha paratë e fituara, ai ia jepte së ëmës dhe familjes së tij, pasi ata kishin më shumë nevojë sesa Roberto. “Mbijetesa dhe dhimbja mund të jenë motivues të mëdhenj”, tha Mat Hodgson, regjisori i dokumentarit për Duranin, që erdhi nga rrugët e Panamasë për t’u shndërruar në boksierin më të egër të të gjitha kohërave, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Boksi i është përshtatur Robertos, duke pasur parasysh edhe rrethanat nëpër të cilat është rritur”. Në biografinë e tij, të lansuar në vitin 2016, Duran kishte shkruar disa fjalë për veten dhe futjen në botën e boksit.
“Pas fëmijërisë që kisha, nuk kishte njeri që i frikësohesha. Kampionët e boksit kurrë nuk vijnë nga lagjet e pasura, por nga ato të varfra. Ky është ligji i Perëndisë”, ishin fjalët e Duranit në fillim të autobiografisë. Dokumentari “I Am Duran” ndjek rrugën e karrierës së boksierit nga Panamaja në shekullin XX, të gjitha ngritjet dhe uljet e tij, si dhe momentin prej të cilit kurrë nuk arriti të ikte.
Pothuajse 40 vjet më parë, ai u ndesh me djalin e artë të SHBA-së, Sugar Ray Leonardin në New Orleans. Duran u poshtërua. Ky meç përfundoi me Duranin që u dorëzua me fjalët “nuk dua më” në gjuhën spanjolle “no mas”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)