Sport

Atletico Madridi përforcohet me mesfushorin e Realit

Descriptive Text

Atletico Madridi ka konfirmuar se ka transferuar mesfushorin e Real Madridit, Marcos Llorente, i cili së shpejti do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Tutje klubi spanjoll konfirmon se 24 vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare, transmeton Koha.net.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Marcos Llorentes, në pritje të testeve mjekësore”, thuhet në konfirmimin e Atleticos.