Ylli i ri i Real Madridit, Eden Hazrd, ndihet shumë i kënaqur që do ta veshë fanellën e Real Madridit, klub të cilin e ka quajtur si më të madhin në botë.
Belgu ka deklaruar se kontaktet me Realin i kishte nisur pas përfundimit të Kampionatit Botëror që u mbajt në Rusi në vitin 2018.
“Gjithçka filloi pas Kupës së Botës, por vendosa të qëndroj edhe një vit te Chelsea. Ishte vit i madh për ne dhe mendoj se tani ishte momenti më i mirë për të nënshkruar për Real Madridin. Unë fola me Florentino Perezin në një gala në Londër dhe më tha se tani ishte koha më e mirë për të luajtur për Real Madridin”, deklaroi Eden Hazard, transmeton KTV.
28 vjeçari ka theksuar se për të ka qenë ndjenjë e papërshkrueshme të shoh “Santiago Bernabeun” të stërmbushur me tifozë, të cilët kishin dalë për ta parë belgun.
Hazardi u transferua te Real Madridi për 100 milionë euro, plus bonuset, të cilat nëse arrihen, shifra totale mund të shkojë deri në 150 milionë euro.