Sport

Pas 5 vjetësh premtim, stadiumi nga letra kalon në maket

Para ndeshjes së ardhshme të Kosovës mund të nisë ndërtimi i shtëpisë së ardhshme të përfaqësueses së futbollit. Është premtuar të jetë një “shtëpi” e madhe, prej më të bukurave në Ballkan.

Është Stadiumi Kombëtar i Kosovës që pritet të nisë të ndërtohet për dy apo tre muaj. Kosova ndeshjen e ardhshme e luan më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa përafërsisht në atë kohë do të nisë së ndërtuari edhe stadiumi kombëtar. Të paktën ky është premtimi i fundit.

Stadiumi do të ndërtohet afër Drenasit, ndërsa pritet të kushtojë rreth 50 milionë euro. Do të jetë një stadium i bukur, me një kompleks përcjellës dhe me 30 mijë ulëse. Projekti i tij është prezantuar të premten në Muzeun e Kosovës.

Kosova aktualisht e ka vetëm Stadiumin në Prishtinë të gatshëm për ndeshje ndërkombëtare. Së shpejti pritet të nisë renovimi i stadiumit "Adem Jashari" në Mitrovicë, që në fund të vitit të ardhshëm do të jetë po ashtu i gatshëm për ndeshje ndërkombëtare të përfaqësueseve dhe klubeve. Dhe pas disa vjetësh Kosova do të ketë tri stadiume sipas standardeve të UEFA-s. Stadiumi Kombëtar planifikohet të jetë i nivelit dukshëm më të lartë se stadiumet në Prishtinë e Mitrovicë.

Stadiumi Kombëtar është projekt i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa për të ka të paktën pesë vjet që flitet në qarqet politike e sportive. Fillimisht është dashur të ndërtohej në një hapësirë në Komunën e Prishtinës, por më pas u ndërrua lokacioni dhe përfundimisht u vendos për një hapësirë në mes të Aeroportit të Prishtinës dhe Komunës së Drenasit. Vendimi për ndërrim të lokacionit ishte përcjellë me debate të shumta.

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, ka thënë se ky do të jetë projekti kapital më i madh në histori të vendit, sa u takon investimeve... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)