Sport

Shqipëria bie për disa pozita në renditjen e re të FIFA-s

Foto: Ilustrim

Derisa Kosova ka shënuar ngritje për gjashtë pozita, bilanc negativ ka shënuar kombëtarja e Shqipërisë në renditjen e re të FIFA-s.

“Kuqezinjtë” kanë rënë për katër pozita në renditjen e re të FIFA-s dhe mban vendin e 66, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se në dy ndeshjet e qershorit për kualifikim në Evropian kombëtarja e Shqipërisë pati një humbje dhe një fitore.

Pësoi me rezultat prej 1 me 0 në udhëtim tek Islanda, derisa në “Elbasan Arena” e mposhti Moldavinë me rezultat prej 2 me 0.