Për një sensacion tjetër të Kosovës ka shkruar Federata Evropiane e Hendbollit, pasi përfaqësuesja të mërkurën mbrëma barazoi 23:23 ndaj Polonisë.
Nëse merren për bazë dy rezultatet e kaluara ndaj Polonisë, atëherë barazimi vërtet mund të jetë sensacional, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor Kosova ka mundur të fitojë ndeshjen ndaj Polonisë, që ndër të tjera ka luajtur në gjysmëfinale të Olimpiadës së fundit. Gjatë tërë kohës lojtarët e Kosovës ishin në epërsi, madje deri në katër gola, por polakët duke shfrytëzuar përvojën që kanë, barazuan në sekondën e fundit të ndeshjes. Në minutën e fundit Polonia shënoi dy herë.
Ditëve të fundit, për Kosovën u fol falë rezultateve në futboll, por tash edhe hendbolli po ngjitet në skenën e madhe.
"Polonia mori një barazim me fat, duke shënuar gol bashkë me sirenën e fundit", ka shkruar sajti i EHF-së të enjten. “Ekipi i Kosovës nuk mund të krahasohet me atë që ka pësuar 37:13 në Poloni në ndeshjen e parë të këtij cikli. Ekipi i Taip Ramadanit është përmirësuar shumë në ndeshjet e fundit. Polonia ishte vetëm një herë në epërsi ndaj Kosovës, 2:1, në fillim të ndeshjes"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)