Hazard kalon testet mjekësore te Reali

Hazardi prezantohet te Reali, thotë se iu plotësua ëndrra fëmijërore

13 June 2019 19:00
20:11

Ylli belg Eden Hazard është prezantuar te Real Madridi duke thënë se më në fund i është plotësuar ëndrra të cilën e ka pasur si fëmijë.

“Kam ardhur të fitoj shumë tituj me Realin, në këtë fanellë. Ka qenë ëndërr e imja që kur isha fëmijë dhe tani jam këtu. Dua të shijoj këtë moment”, ka thënë belgu që kaloi te Reali për një shifër të raportuar prej 100 milionë eurosh.

19:00

Hazard kalon testet mjekësore te Reali

Eden Hazardi ka kaluar testet mjekësore te Real Madridi, pak para prezantimit si lojtar i ri i “Mbretërve”.

Belgu ditë më parë kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin madrilen, duke u transferuar nga Reali.

Transferimi i tij raportohet se Realit i kushtoi rreth 100 milionë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme