Mesfushori i Benficas, Joao Felix është një hap larg transferimit tek Atletico Madridi, kanë shkruar të mërkurën mediumet portugeze.
Mësohet se Atletico ka shprehur gatishmëri për të paguar klauzolën e lirimit të Felixit në vlerë prej 130 milionë eurosh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFelix pëlqehet shumë nga trajneri i ekipit spanjoll Diego Simeone, që beson se 19-vjeçari mund ta ndihmojë shumë Atleticon në edicionin e ri. Felix është njëri prej lojtarëve të rinj më të kërkuar në Evropë, pasi edicionin e fundit shënoi 20 gola dhe ka bërë 11 asistime në 43 ndeshje për Benfican, transmeton Koha Ditore.
Felix vitin e shkuar debutoi me ekipin e parë të Benficas dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Interesim për të kanë treguar edhe Manchester City, Manchester United, Juventus e Paris Saint-Germain.