Juventusi siguron Traoren

Juventusi siguron Traoren

12 June 2019 20:48

Juventusi ka siguruar shërbimet e mesfushorit të ri të Empolit, Hamed Traore, është bërë e ditur të mërkurën nga "Gazzetta dello Sport".

19-vjeçari ka shpërthyer edicionin e shkuar në Serie A, duke u shpallur mesfushori më i mirë defensiv. Traore që po konsiderohet si Kante i ri, ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime në 32 ndeshje kampionale, transmeton Koha Ditore.

Për kartonin e tij, Juventusi do t'i paguajë Empolit 15 milionë euro, kurse Traore me kampionin e Italisë do të firmos kontratë pesëvjeçare.

Ai pritet që për edicionin e ri të huazohet te Sassuolo për të fituar përvojë.

"Traore është lojtar i Juventusit, pasi kemi arritur marrëveshje", ka thënë presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme