Pas Manchester Cityt e Manchester Unitedit, edhe skuadra e Liverpoolit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Sportingut, Bruno Fernandes. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet angleze.
Mësohet se Liverpooli tashmë ka kontaktuar ekipin portugez, i cili për lirimin e Fernandesit po kërkon të paktën 65 milionë euro dëmshpërblim. 24-vjeçari, pëlqehet shumë trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp që e sheh si përforcim të rëndësishëm për edicionin e ri, transmeton Koha Ditore.
Fernandes në edicionin e sapopërfunduar, ka shkëlqyer te Sportingu dhe ishte ndër mesfushorët më të mirë në kampionatin e Portugalisë. Ai ka shënuar 32 gola dhe ka asistuar 18 herë në 53 ndeshje për Sportingun në të gjitha garat. Fernandes ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2023 kurse karrierë ka bërë edhe te Sampdoria, Udinese e Novara. Ka edhe 12 ndeshje me Portugalinë.
-
10 qershor 2019 14:09
-
Shpërndaje në: