KF Ballkani ka konfirmuar se Ismet Munishi do ta drejtojë këtë klub për sezonin 2019/20 në Superligë.
Munishi, ka një përvojë mjaft të madhe në futbollin kosovar, duke udhëhequr edhe disa skuadra të Superligës, transmeton Koha.net.
“Ish-trajneri i disa skuadrave në Kosovë, Ismet Munishi është emëruar shef i shtabit teknik të skuadrës sonë për edicionin 2019/20 në Superligë”, thuhet në konfirmimin e Ballkanit.