Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formacionet zyrtare Islandë-Shqipëri

Shqipëria përballet me Islandën në transfertë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret Euro 2020. Para pak minutave janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Shqipëria do e nisë ndeshjen me formacionin 4-4-2. Në portë do luajë Berisha. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Hysaj, Dermaku, Ismajli dhe Veseli. Në mesfushë do luajnë: Basha, Xhaka, Abrashi dhe i rikthyeri Lenjani. Sulmi do përbëhet nga Cikalleshi dhe Bala.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Islanda do luajë me formacionin 4-4-1-1. Tekniku i Kombëtares Shqiptare Edi Reja kërkon marrjen e 3 pikëve që në debutim.

Shqipëria dhe Islanda ndajen vendin e 3 dhe të 4 pas 2 ndeshjeve të luajtura me nga 3 pikë./tch

Image