Sport

Gjermania e gatshme të vazhdojë me shkëlqim në eliminatore

Përfaqësuesja e Gjermanisë do të kërkojë të marrë maksimumin - gjashtë pikë - prej dy ndeshjeve të ardhshme eliminatore në kuadër të "Euro 2020".

Gjermania, që do të përballet me Bjellorusinë dhe Estoninë, kërkon të marrë kontrollin e Grupit C me nëntë pikë prej tri ndeshjeve të zhvilluara. Aktualisht renditet e dyta me tri pikë, pasi prin Irlanda e Veriut me gjashtë pikë të mbledhura dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar. Me Bjellorusinë do të luajë në udhëtim më 8 qershor, kurse tri ditë më vonë e pret në shtëpi Estoninë, përfaqësuese këto që ende nuk kanë fituar asnjë pikë në eliminatoret për Euro 2020, që kanë nisur në mars, shkruan sot Koha Ditore.

Gjermania, që papritmas u eliminua në fazën e grupeve gjatë botërorit "Rusia 2018" si dhe në Ligën e Kombeve, ra në një rang më poshtë, me çdo kusht po e kërkon rikthimin në skenën e futbollit ndërkombëtar. Në fakt, gjermanët po tentojnë që të ngrihen në këto eliminatore, të cilat i nisën me fitore 2:1 kundër Holandës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)