Sport

Albioli largohet nga Napoli

Foto: Reuters

Qendërmbrojtësi spanjoll Raul Albiol pritet të largohet nga skuadra e Napolit gjatë kësaj vere për t'u kthyer në La Liga.

Mediumet italiane kanë raportuar se Albiol pritet t'i bashkohet skuadrës së Valencias që është e gatshme të paguajë rreth dhjetë milionë euro për kartonin e tij, transmeton Koha Ditore.

33-vjeçari, Albiol i ka bërë me dije krerëve të Napolit se dëshiron largimin për t'u transferuar te Valencia, ekip që i ka ofruar kontratë trivjeçare.

Albiol është produkt i akademisë së Valencias dhe për ekipin e parë ka luajtur për katër vite kurse karrierë ka bërë edhe te Getafe e Real Madridi.

Ai te Napoli është transferuar në vitin 2013 nga Real Madridi për 12 milionë euro dëmshpërblim. Albiol edicionin e fundit, ka regjistruar 26 paraqitje për Napolin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021.