Warriors triumfojnë ndaj Raptors dhe barazojnë serinë finale në NBA

Warriors triumfojnë ndaj Raptors dhe barazojnë serinë finale në NBA

03 June 2019 12:39

Skuadra kampione e NBA ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Toronto Raptors.

Ndeshja e dytë e finales së madhe të NBA, shkon në favor të Golden State Warriors të cilët arritën të triumfonin 109-104, për të barazuar serinë në 1-1.

Skuadra e drejtuar nga Steve Kerr ia doli përballë kampionëve të Lindjes edhe pa Kevin Durant, që vazhdon të jetë i lënduar, por ajo që shqetëson më shumë është edhe lëndimi i Klay Thompson.

Raptors e nisën mirë takimin, duke udhëhequr madje deri në 12 pikë në mesin e çerekut të dytë, por edhe në këtë rast diferencën e bëri përgatitja psikologjike e kampionëve në fuqi, që arritën të kthenin lojën në krahun e tyre dhe falë një trepikëshi të Andre Iguodalas gjashtë sekonda para fundit të ndeshjes, që e çoi rezultatin 104-109, duke shuar shpresat e vendasve për të marrë fitoren e dytë si vendas.

Më i miri për Raptors edhe në këtë takim ishte Kawhi Leonard me 34 pikë e 14 kërcime, ndërsa për Warriors shkëlqyen Klay Thompson me 25 pikë dhe Stephen Curry me 23 pikë.

Ndeshjet e radhës do të zhvillohen në fushën e Warriors.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme